Home KRYESORE Idjotesia e fundit që u bë virale në rrjete sociale mund të...

Idjotesia e fundit që u bë virale në rrjete sociale mund të shkaktojë vdekjen e adoleshentëve

Një sfidë e re idjote që po qarkullon në rrjete sociale ka te beje me kafshimin e produkteve për larjen e rrobave është shumë e rrezikshme.

Adoleshentët e bëjnë këtë gjë dhe e filmojnë për ta publikuar në rrjete sociale. Por rezultatet mund të shkaktojnë probleme serioze deri në vdekje.

“Në 15 ditët e para të vitit 2018, Shoqata Amerikane e Kontrollit Helmues ka marrë 39 telefonata të tilla. I njëjti numër telefonatash erdhi në të gjithë vitin 2016,” – njoftoi qendra.

Në videot e postuara në Youtube apo rrjete sociale njerëzit kolliten dhe nganjëherë fillojnë të nxjerrin shkumë nga goja pas kafshimit të tyre.

Pajisjet që përdoren për lavatrice përmbajnë detergjent me ngjyra të ndezura, të paketuara në një qese të tejdukshme, e cila shpërndahet lehtësisht në ujë.

Sipas Komisionit për Sigurinë e Produkteve të Konsumatorit, përbërësit e tyre toksikë mund të shpërndahen edhe nëse janë në kontakt me pështymën apo duart e lagura.

“Detergjenti i paketuar në qese të vogla nuk është i njëjtë me detergjentin e rregullt të lëngshëm. Ka një përqendrim të madh të kimikateve që zhdukin njollat,” – tha për CNN, Eric J. Moorhead, president dhe shkencëtar i Good Chemistry.

Në të kaluarën, fëmijët kanë patur vështirësi në frymëmarrje, humbje të përkoshme të shikimit, ndërsa në 2015 ishin shkaku më i shpeshtë i helmimit të paqëllimshëm tek fëmijët nën 5 vjec.

Tashmë, të gjithë personat që keqpërdorojnë qëllimisht këtë produkt mund të përballen me ndalim të frymëmarrjes, koma apo vdekje.

Share: