Home KRYESORE Ja si bashkohen gazetarët për lirinë e medias dhe gazetarinë e Paqes...

Ja si bashkohen gazetarët për lirinë e medias dhe gazetarinë e Paqes Globale

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) thotë se së paku 81 gazetarë u vranë dhe, se dhuna ndaj Mediave u rrit në vitin 2017. Gjithashtu, më shumë se 70 kompani të medias u mbyllën në Venezuelë ku trazirat politike dhe shoqërore po perkeqsohen.

Një artikull nga Guardian raportoi se “Liria globale e shtypit zhytet në nivelin më të keq ne këtë shekull” dhe kryesisht për shkak të censurës së qeverive, krimit kunder gazetarëve dhe presioneve financiare.

Për t’iu përgjigjur një sfide të tillë dhe ta kthejnë atë në një mundësi reagimi, gazetarët në mbarë botën nepermjet edhe një OJQ Ndërkombëtare, kanë kërkuar mënyra te reja për të rritur lirinë e shtypit përmes Rrjetit Ndërkombëtar të Medias dhe Gazetarisë së Paqes duke tentuar rishikimin e rolit të tyre dhe te kontributit te tyre për ndërtimin e një shoqërie paqesore globale.

Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Restaurimi i Dritës (HWPL), një OJQ ndërkombëtare në kuadër të OKB-së, ECOSOC formoi një seri Forumesh te “HWPL Media” gjatë vitit 2017 krijoi një grup pune të gazetarëve aneembanë botës për të shqyrtuar fenomenin e gazetarisë kundrejt mundesive te Paqes në mbarë botën dhe të fuqizojnë të drejtën dhe detyrën e gazetarisë kundrejt Paqes dhe lirisë se medias.

“Ne e kërkuam atë…” – Problemi vjen nga brenda

Sipas disa gazetarëve, kriza aktuale e gazetarisë është pjesërisht për shkak të vetë gazetarisë.

Në Forumin Ndërkombëtar të Medias të HWPL të mbajtur më 7 korrik, K. M. Harun, Konsulent i Televizionit dhe Medias në Bangladesh, tha: “Etika e Gazetarisë ndryshoi për shkak të komercializmit te saj dhe, kur media ka mungesë etike dhe profesionalizmi, atëherë kërcënohet edhe Paqja dhe harmona, në vend që ta promovohen ato.

Media ka humbur kredibilitetin e saj për shkak të shpërndarjes së shumë lajmeve negative në një mënyrë të papërgjegjshme. Mediat e shkruara dhe të transmetuara mund të promovojnë paqen dhe harmoninë vetëm kur praktikohet gazetari përgjegjëshme”.

Një problem tjetër i vënë në dukje nga gazetarët është tendenca e mbulimit të medias që përqendrohet në luftë, konflikt, dhunë, krime dhe urrejtje që futin ndikim negativ në shoqëri.

Në Forumin e Mediave të HWPL të mbajtur më 15 janar, Ali Alabdallah, gazetar nga Suedia tha: “Kohët e fundit, mediat evropiane përqendrohen në luftën dhe mundesine e komplotit ndaj një numri te refugjatëve qe erdhën në rajon. Ata nuk arritën të përqendroheshin te ana njerëzore, kultura dhe qytetërimi për të kuptuar natyrën njerëzore te rasteve, e cila siguron ide të paqes dhe bashkëjetesës midis njerezve”.

Gjendja e Lirise se Medias

Liria e medias, sidomos ndarja e informacionit nëpërmjet raporteve të lajmeve është sfiduar nga censura e qeverive në vendet me nivel të ulët të sistemit demokratik.

“Liria e fjalës në shumicën e vendeve afrikane është ende një mit, një ideal. Nëse nuk mësoni si të shkruani apo tregoni historinë tuaj ne menyre inteligjente, shanset e mbijetesës janë minimale, “tha z. Jean de Dieu Munyembabazi, redaktor kryesor i “IGIHE” në Burundi.

“Mediat kanë vëzhgimet e tyre që nuk duhet të kontrollohen dhe influencohen nga të tjerët. Është e rëndësishme për të ruajtur pavarësinë e mediave dhe për të siguruar objektivitetin e lajmeve, kjo është përgjegjësia që u është dhënë gazetarëve”, shtoi Presidenti Xinzheng Zhou nga gazeta “Macau Rule of Law” në Forumin Media të HWPL të mbajtur më 2 dhjetor në Universitetin Tsinghua të Kinës.

Paqja dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Ndërtimi i Rrjetit të Medias

Shumë gazetarë thonë se ndërtimi i një rrjeti ndërkombëtar të medias që fokusohet në çështjet e ndërtimit të Paqes mund të sjellë zgjidhje për sfidën aktuale.

“Liria e medias luan një rol të rëndësishëm në garantimin e stabilitetit shoqëror dhe në këtë kuptim ndërtimin e mënyrave të reja për mbledhjen e informacionit përtej kufijve kombëtarë dhe do të sigurojnë dhe ofrojne të drejtën e çdo individi për të paraqitur ide”, tha z. Fedorov Petr, drejtor i çështjeve ndërkombëtare i Televizionit Shtetëror dhe Radiotelevizionit te Rusise, kur foli në Forumin e Mediave të HWPL.

Më 17 shtator 2017, u mbajt Samiti Botëror i Aleancës për Paqë Fetare (WARP) se bashku me “Konferenca për Rrjetin Global të Medias Paqësore – Liria e Shtypit dhe Iniciativa për Komunitetin Ndërkombëtar të Paqes në Media” me rreth 100 gazetarë nga 50 vende të botës.

Nga keto takime u sugjerua që krijimi i Agjencive mediatike te Paqes mund të kontribuojë në ndërgjegjësimin e publikut dhe se gazetarët duhet të marrin pjesë aktive në dhënien e lajmeve te Paqes dhe kontributeve konkrete ne zgjidhjen e konflikteve në vend të raportimit te thejshte konfliktit.

“Pjesëmarrja në këtë rrjet do të ndihmojë gazetarët që të dëgjohen ndërkombëtarisht dhe të paraqesin situatën në vendet e tyre etj. Bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet gazetarëve profesionistë është diçka që gjithmonë mund të kontribuojë në forcimin e sektorit të medias”, tha Bojan Stojkovski, gazetari nga Makfax News Agency, Maqedoni.

“Kush mund të luajë rolin më të rëndësishëm në bërjen e një bote paqeje pa konflikte? Varet nga gazetarët. Nëse gazetarët i kushtohen përpjekjeve për ndërtimin e paqes, mendimet e njerëzve, sidomos politikanët, do të ndryshojnë. Pra, ne kemi pritshmëri të lartë në gazetari, “tha Kryetari Man Hee Lee i HWPL-se.

“Një nga arritjet më të mëdha në aktivitetet e paqes të HWPL është se ne kemi ndërtuar rrjetin mediatik përmes gazetarëve në vendet me nivel të ulët të lirisë së medias. HWPL është angazhuar në mënyrë aktive në përhapjen e një kulture paqësore të përcaktuar në Deklaratën e Paqes dhe Ndalimit të Luftës (DPCW) të hartuar nga HWPL dhe si iniciativë e saj për paqe edhe një kanal lajmesh në internet qe do të jetë elementi kryesor i advokimit të lirisë së medias dhe një botë e paqes “, tha z. Ian Seo, drejtor i përgjithshëm i departamentit të marrëdhënieve me publikun, HWPL.

Share: