Bregu Lindor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet për mbërritjen e një cikloni të fuqishëm që do të sjellë temperatura të ftohta dhe rreshje të shumta bore. I quajtur Cilkoni Bombë, kjo stuhi e fuqishme kërcënon Floridan, Nju Jorkun, Virxhinian dhe mund të shkaktojë rreshje bore në disa qytete të tjera për herë të parë në shumë vite. Gjatë javë së kaluar rreth 12 vdekje janë regjistruar në këto shtete si pasojë e temperaturave të ftohta. Por ekspertët thonë se cikloni mund të jetë edhe më i rrezikshëm duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe probleme në transport.