Z. Lu mos flit ne pergjithesi, ki kurajo! Ngele duke permend vetem peshq te ngordhur.
Policia nuk merr urdhera nga opozita, as PPP e jotja dhe e Rames qe e zgodhet ne shkelje me Kushtetuten, nuk merr urdhera nga opozita, as gjykatesit nuk marrin urdhera nga opozita per te liruar peshqit e medhenj qe ne fakt opozita i denoncoi.
Z. Lu tregohu i sinqerte, hiqe mantelin e sorosianit e mos flit sikur ke gojen e mbushur me akull.
Nxirre fjalen!
Ka vetem nje pergjegjes qe kercenoi mes bandave qytetaret per te marre pushtetin. Qe me banda bleu zgjedhjet me parate e droges, e Ju nuk folet asnje fjale. Qe beri thirrje antikushtetuese qe policia te rreshtohej me bandat per te grabitur zgjedhjet dhe Ju nuk nxorret nje germe.
Eshte ai dhe qeveria e tij qe ekstradoi nje nga pikat kyçe te keimit te organizuar te lidhur ngushte me ish ministrin e brendshem dhe vete Kryeministrin dhe Ju serish nuk bzate.
Ka vetem nje emer qe po pastron parate me lejet e ndertimit qe vershuan ne Tirane dhe Ju ende nuk i ke i vene emer.
Ka vetem nje emer qe ben presion qe te denuarit per trafik droge lirohen njeri pas tjetrit dhe Prokurorja e Perkohshme, qe u zgjodh ne kundershtim me Kushtetuten me bekimin tuaj per t’i sherbyer Rames dhe ju ende nuk po belbezoni emra.
Z. Ambasador leri shtirjet dhe tik takun.
Folet njehere per shtator e çuat ne janar, me kete Kryeminister nuk ka asnje garanci se ai eshte aty me bekimin tuaj dhe ndihmen e bandave dhe familjeve mafioze.
Z. Ambasador garancia qe i dhate shqiptareve per janarin eshte fiks si garancia qe dhate qe Kushtetuta nuk do shkelet dhe OMN do te jete paresore ne garantimin e organeve te zgjedhura te drejtesise dhe per vetingun, por kjo nuk ndodhi dhe Ju nuk shkruat nje germe. Kurse per shkeljen e Kushtetutes per te zgjedhur PPP e qeverise nxituat ta mbronit edhe me shkrim edhe me goje.
Z. Ambasador ne fund ju falenderoj se per here te pare ne faqen e ambasades tuaj ne FB vendoset me ne fund nje fjalim te Presidentit tuja te nderuar z. Trump.
Do ishte mire ta veçonit pjesen kur Ai ne emer te SHBA foli qarte per voten kunder te Shqiperise ne OKB per Jeruzalemin, por Ju ende nuk keni bere asnje grimase.
Z. Ambasador keni folur shume ne emer te Qeverise se Shteteve te Bashkuara por kesaj rradhe ate qe nuk guxiat ju ta thoni e degjuam nga Presidenti Juaj. Kur ne fakt duhet te ishit Ju i pari qete na e thoni.
Tik-taku eshte i dyanshem, se lavjerresi shkon e vjen per trokitur. Varet per kercet me forte!
Ki guxim e thirre ne emer z. Lu!