Përktheu Elona Caslli
Eci lakuriq rrugës
i mbushur me vargje të humbura.
E zeza, e shoshitur nga kënga e bulkthit,
ka zjarrin e zbrazët dhe të vdekur të tingullit.
Këtë dritë muzikore që shpirti e kupton.
Mijëra skelete fluturash
flenë në vathën time.
Rinia me fllade të çmendur
ndodhet mbi lumë.