Përktheu Elona Caslli
Ishe si një kaktus
të cilit përpiqesha t’i shpjegoja
katër stinët.
Isha si një trëndafil
që ti, përpiqeshe ta bindje
se pak ujë mjafton.
Të mbjellë në të njëjtën vazo
kopshtari ynë
një i çmendur
një sadist
një ëndërrimtar
apo thjesht një njeri
i hutuar
nga dashuria.