Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama se LSI hidhte gurin dhe fshihte dorën për reformën në drejtësi.
Kryemadhi: Nuk kam asnjë koment. Reforma në drejtësi pa LSI nuk do bëhej dhe nuk do ishte pavarësisht se personit që nuk i ka interesuar reforma në drejtësi ka qenë Edi Rama. Nuk dua të hyj në diskutime personale me të.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ajo komentoi edhe propozimin e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Kryemadhi: Paketë e tre ligjeve për drejtësinë ishte dhe rregullorja e Kuvendit.U habita që mora vesh që PS ka bërë propozim për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit por kjo tregon një lloj frike, ozurpimi. Kam përshtypjen që ka të bëjë me heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetëve. Nëse prokuroria do kërkojë arrestimin e një deputeti duhet të paraqesë prova. Por i bie që mos-heqja e imunitetit dhe mosarrestimi i zotit Tahiri ka qenë i paligjshëm. Kërkojnë parlamentin ta kthejnë në rolin e një gjykate.