Prestigjozia britanike “Daily Mail” ju ka kushtuar një hapësirë të rinjve shqiptarë. Ajo i prezanton ata si fëmijët e pasur të Tiranës duke ju referuar një faqe ne instagram, me rreth 15 mijë ndjekës të hapur me emrin Fëmijët e Pasur të Tiranës (Rich Kids Of Tirana).
“Ndërsa moti i ftohtë po na mbërthen, ky nuk duket se është rasti për këta adoleshentë. Rich Kids Of Tirana (Fëmijët e Pasur të Tiranës) është profili më i ri në Instagram me më shumë se 15 mijë ndjekës”. Kështu e nis artikullin “Daily Mail” për faqen më të fundit në Instagram të quajtur “Fëmijët e Pasur të Tiranës”.
Në këto foto shihen të rinjtë të cilët shfaqen me makina luksoze, tufat me para e çantat me euro. Ndërsa shumë fëmijë të tjerë të pasur pozojnë me rroba firmato duke reklamuar stilin e tyre, e disa të tjerë që fotografohet të zhveshur, shkruan “Daily Mail”. /360grade.al