Home KRYESORE Ne Kosove mjekët kërkojnë të paguhen sa gjyqtarët e prokurorët! Pse jo?

Ne Kosove mjekët kërkojnë të paguhen sa gjyqtarët e prokurorët! Pse jo?

Një grup pune është duke draftuar ndryshimet në Ligjin e Pagave ku pritet të bëhet kategorizimi i pagave për punëtorët shëndetësorë. Kërkesat e këtyre të fundit janë që mjekët specialistë të paguhen sa gjyqtarët ose prokurorët dhe pse jo ndersa shendeti eshte i barabarte me jete.

Një anesteziolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, merr pagë 630 euro bruto për rreth 40 orë punë në javë. Po i njëjti nëse punon si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në UP, paguhet rreth 1500 euro me rreth 6 orë punë në javë, shkruan Telegraf.

Kjo me te drejte, për Dr. Nehat Baftiu është absurde dhe sakrificë për 48 anesteziologët e QKUK-së. Ai thotë se në vendet e zhvilluara si SHBA dhe Kanada, profesioni i anesteziologut është ndër më të paguarit.

“Mbi 13 vite shkollë për të arritur titullin e anesteziologut, me përgjegjësi të madhe për jetën e pacientëve dhe me së paku 3 operacione në ditë, vlerësohemi me 630 euro në muaj. Po aq, ose më shumë merr një shofer në Qeveri apo Kuvend. Kjo është ofenduese për ne”, thotë Baftiu, shkruan Gazeta Shneta dhe kush mund ta kundershtoje nje pikepmaje te tille?

Anesteziologu thotë se kategorizimi i pagave të punëtorëve shëndetësorë nuk i avancon të ardhurat e tyre, nëse nuk ngritët koeficienti. Baftiu konsideron se nëse vazhdon kjo gjendje, secili anesteziolog që flet një gjuhë të huaj ose i vjen mundësia për të punuar në spitale private, atëherë do ta braktisë punën nga spitalet publike.

Për kategorizimin dhe ngritjen e koeficientit të pagave të punëtorëve shëndetësorë, është duke punuar një grup pune i përbërë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur kreu i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla. Ai thotë se është momenti i fundit kur duhet të ndodhë rritja e rrogave për shëndetësorët.

“Nuk shkon më kështu, këto që janë përfolur 4 për qind nuk vlejnë dhe ne kërkojmë që të kemi paga ashtu siç i meritojmë”, ka deklaruar Syla. Ai ka treguar se drafti për ndryshimin e Ligjit të Pagave do t’i dorëzohet kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kërkesat tona janë që kategorizimi të bëhet në bazë të shkollës, vendit të punës dhe siç është paraparë me standardet evropiane. Kërkesa kryesore është që paga e mjekut specialist të jetë sikurse e gjyqtarëve ose prokurorëve. Kjo i bie që koeficienti të jetë 8”, ka deklaruar Syla.

Sipas përllogaritjes, koeficienti 1 është i barasvlershëm me pagën minimale në Kosovë e cila aktualisht është 170 euro.

Nëse koeficienti për pagën e mjekëve do të rritej në 8, atëherë rroga e tyre do të ishte rreth 1300 euro thote SCAN Tv, por pyetja eshte po ne Shqiperi si eshte situata shendetesore e pagesave te punonjesve te Shendetesise?

Share: