Përktheu Elona Caslli
Në pështymë
në letër,
në eklips.
Në çdo vijë,
në çdo ngjyrë,
në çdo çdo zgavër goje,
në kraharorin tim,
jashtë, brenda,
në shishen e bojës- në vështirësinë për të shkruar,
në habinë e syve të mi,
në hënën e diellit tim (dielli nuk ka hënë).
Në gjithçka.
Të thuash ‘ në gjithçka’ është budallallëk dhe mrekulli bashkë.
Diego në urinën time.-Diego në gojën time, në zemrën time- në çmendurinë time,
në ëndrrën time- në letrën për të fshirë duart- në majën e penës- në laps- në peisazhe-
në ushqim- në metal- në imagjinatë.
Në sëmundje- në ndarje- në pretekstet e tij- në sytë e tij- në gojën e tij
në gënjeshtrat e tij.