Home KRYESORE Buzëqeshja jote ma çel parajsën! Nga Mira Tuci

Buzëqeshja jote ma çel parajsën! Nga Mira Tuci

Buzëqeshja jote ma çel parajsën
Kur planetet luajnë kukafshehti
Në zoodiakun tim.

Vështrimi yt më muros
Shndrrohem në gur si gruaja e Lotit
teksa Gomorra digjej në flakë
E po si ajo sytë e zemrën i lë pas.

Prekja jote, si era mi zgjon
Flokët dhe flakët
nga gjumi i përjetshëm.

Zëri yt peshë më ngre
E shndërrohem në re
Objekt magjepsje për djaloshin
që lartësoi të parën balonë
Pa ndihmën e babait.

Brenda pëllëmbës tënde
zog pagëzohem
me vullnet heq dorë nga liria.

© Mira Tuci

Share: