Komisioni i Ekonomisë është përfshirë në debate për zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se Kryeprokurorja po merr vendime për llogari të Edi Ramës, sakaq në replikë, Erion Brace tha se zgjedhja e saj është certifikuar nga ambasadorët e BE dhe SHBA, përkatësisht nga Vlahutin dhe Donald Lu.
Braçe përmendi edhe lëvizjet e prokurorëve në rrethe nga kryeprokurorja Marku, duke i quajtur të drejta. “Drejtuesit e rretheve mbaheshin për vite me radhë të komanduar. Ai prokurori i famshëm i Elbasanit që në dijeninë time nxorri të pafajshëm ata që qëlluan policinë në Elbasan”, u shpreh Brace duke atakuar drejpërdrejt prokurorin Dritan Gina. /Opinion.al