Një debat për sistemin shëndetësor është hapur sëfundmi në politikë. Pas akuzave të Lulzim Bashës një ditë më parë, reagoi Ministria e Shëndetësisë, dhe sot në mëngjes
Kryeministri Edi Rama i cili poston një video dhe shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.
Reagimi i tij nuk ka revoltuar vetëm qytetarët e shumtë që i shkruajnë se shërbimi shëndetësor është mizerje dhe specialistët po largohen nga vendi, por edhe Ylli Manjanin. Në një status në twitter, ish-ministri i Drejtësisë shkruan se “Rama mund të jetë i droguar që mburret me shëndetësinë”.
“Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor. Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësise falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira tek ky sistem, sepse bëjnë para”, shkruan Manjani.
Statusi i Rames ne facebook