Kosovës i kanë mbetur edhe disa ditë për festimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Me këtë rast këshilli organizativ ka paraparë edhe një numër të madh të aktiviteteve kulturore-artistike.
Një ndër to është edhe mbajtja e një koncerti të Rita Orës më 17 shkurt në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Adil Behramaj, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi.
“Po, tashmë e kemi të konfirmuar ardhjen e Rita Orës në Prishtinë. Aktualisht jemi duke u koordinuar me ekipin e këngëtares rreth koncertit që do ta mbajë më 17 Shkurt”-ka deklaruar Behramaj.