Home KRYESORE Rrëfimi i sinqertë i Ledion Liços: Ja si më tallnin kur isha...

Rrëfimi i sinqertë i Ledion Liços: Ja si më tallnin kur isha i vogël

Ndonëse sot ai është një prej figurave më të njohura të Top Channel, duket se jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për Ledion Liçon. Si asnjëherë më parë në një rrëfim për “Pop Culture, oderatori i njohur ka treguar disa episode aspak të këndshme nga fëmijëria.

Ledioni tregoi se si në klasë të pestë, sapo kishte ardhur nga Erseka në Tiranë është përballur me bulizmin për shkak se fliste me dialekt.

“Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin”, u shpreh Ledioni, duke rrëfyer se si për këtë arsye mbyllej në dhomë dhe qante.

Liço tregoi edhe për një përplasje të ndodhur në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë. Reagimi i Ledionit? I kishte ngrënë gishtin e vogël.

“Nuk kisha forcë tjetër… Megjithatë e kuptova se dhuna nuk ishte zgjidhja”, u shpreh ai.

Share: