Home I pakategorizuar Shpërndanin kokainë te Xhamlliku, ja kush janë 5 të ndaluarit

Shpërndanin kokainë te Xhamlliku, ja kush janë 5 të ndaluarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona të cilët shisnin drogë në zonën e Oxhakut dhe Xhamllikut në kryeqytet. Të ndaluarit janë Migel Jani, Elton Hasnjoku, Armand Pisha, Shpëtim Myrta dhe Mariglen Gostima. Droga prej 252 gramë u gjet në dy automjete “Golf 5”. Bashkë me ndalimin e 5 shtetasve të sipërpërmendur, Policia ka sekuestruar edhe dy automjete dhe 8 celularë.

Me datë 06.01.2018, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë.

– Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan.

– Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan.

– Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

– Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se: Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar “Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas lëviznin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: • 2 automjete • 8 telefona celularë Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”.

Share: