Home KRYESORE Shteti dhe “insuficienca mjekesore” e stadit terminal

Shteti dhe “insuficienca mjekesore” e stadit terminal

Nga Nini Dede

U be shume kohe qe fenomeni i “hemorragjise” se bluzave te bardha vazhdon te jete prezent ne vendin tone, dhe te gjithe ne, jemi duke perjetuar dhe pare nga afer “zbehjen” e vazhdueshme te sistemit tone shendetesor dhe jemi duke pritur “exitus letalis” -in e pashmangshem.

As “reanimatori i famshem” shtet, i cili amator i perhershem, nuk po mundet ta ktheje dot ne jete, edhe pse e di qe mekanizmat e “reanimimit” nuk jane ato te duhurat.

Shuntet transfuzionale te gabuara te patronazhimit, pervecse jane absurde jo izogrup-izorezus, nuk e ndalojne dot shkakun e “rrjedhjes”.

As “eritropoetina” e hedhjes se uniformave te bardha te reja “retikulocitare”, nuk mund te korrigjoje “anemine” e rende qe tashme eshte bere kronike, dhe kjo sepse “hemopoeza” e profesionisteve te maturuar kerkon kohen e saj.

Askush nuk e di ekzaktesisht kur do te jete fundi, por gjithkush e di saktesisht qe “insuficienca mjekesore” e stadit terminal, do te na marre jeten te gjitheve.

Share: