Home KRYESORE Sic pritej Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe.

Sic pritej Ivanov nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, deklaroi se ai ka vendosur të mos e dekretojë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.

“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën. Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore – tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Ish Republikes Jugoslave te Maqedonisë.

Share: