Home KRYESORE Skemë ‘mashtrimi’, vendi ku lypësit fitojnë deri 60.000 euro në muaj

Skemë ‘mashtrimi’, vendi ku lypësit fitojnë deri 60.000 euro në muaj

Bandat nga Azia dhe Arabia Saudite i dërgojnë profesionistët të lypin para dhe më pas iu marrin të gjitha. Dihet se Dubai është një qytet i pasur në të cilin lypsët profesionist mund të fitojnë një pasuri të vogël, ndërsa disa prej tyre fitojnë edhe deri 73.500 dollarë (60.000 euro) në muaj.

Së paku në tre vitet e fundit lypësit po e shfrytëzojnë zemërgjerësinë dhe pasurinë e njerëzve në Dubai. Edhe pse policia po përpiqet të luftojë kundër grupeve të organizuar të lypësve, “biznesi” i tyre edhe më tej po lulëzon.

Fjala është për bandat nga Azia dhe Arabia Saudite të cilat po i dërgojnë lypësit në Dubai, shpesh me viza të cilat zgjasin tre muaj, e më pas iu marrin paratë të cilat i kanë fituar.

“Të lypësh” në Dubai është e ndaluar, por fjala është për profesionistë të cilët i kanë pre pasanikët. Iu thonë se familjet e tyre jetojnë në rrugë apo nëpër rajone të goditura me luftë. Menjëherë iu kërkojnë sasi të mëdha të parave të cilat disa njerëz edhe iu japin.

“I bindin njerëzit në tregimet e veta. Edhe unë kam dhënë para, dhe më pas kam kuptuar se fjala është për mashtrim”, thotë Naval Al Nakbi i cili jeton në Dubai.

Grupet e përmendura ishin shumë të suksesshëm në vitin 2017, sepse ky vit ishte “viti i dhënies”, përgjithësisht pushteti ka bërë një sërë iniciativash për t’i ndihmuar të varfëritë. Vetëm në ditët e para të Ramazanit vitin e kaluar policia i ka arrestuar 65 lypës. /360grade.al

Share: