Home KRYESORE “Ujërat greke zgjerohen me 12 milje”, reagon Ministria e Jashtme si gjithmonë...

“Ujërat greke zgjerohen me 12 milje”, reagon Ministria e Jashtme si gjithmonë me vonese!

Pas deklaratave të ministrit të jashtëm grek Niko Kotzias se është arritur një marrëveshje për 12 milje det që do të përfitojë shteti fqinj nga Shqipëria ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Por ky reagim, kjo komunikate shtypi nuk thote pse shtetasit shqiptare deri tani nuk po shohin asnjë rezultat pozitiv nga negociatat Bushati / Kozias ndërsa tashme dine qe ka filluar puna per varrezat grekke te luftës se dyte boterore ne territor shqiptar, degjojne ministrin e jashtëm grek qe bën me dije se pala shqiptare ka rene dakord ti japë Greqisë 12 milje territor detar, per te cilin nuk lëne gjë pa thene ndaj kundërshtareve te tyre politike, kur degjojne se ceshtja Came nuk egziston edhe per Tiranen dhe, ne fund, degjojne vetem kryeministrin Rama qe sulmon ata qe shqetësohen nga kjo situate dhe thote prisni se kur te zyrtarizohet do mesoni se sa mire kemi punuar ne si qeveri!

Në deklaratë për mediat kjo ministri sqaron se, por sqaruar fare shqetesimet e opinionit te shendetshem shqiptar:

Duke marrë shkas nga reagimet e sotme të pa bazuara në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi më Greqinë, e më posaçërisht për çështjen e delimitimit të hapësirave detare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dëshiron të sqaroj opinionin publik se:

Delimitimi i hapësirave detare është në interes të të dy vendeve si për sa i përket përcaktimit përfundimtar të kufijve të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira, po ashtu në drejtim të shfrytëzimit ekonomik të tyre.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2009. Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh ekploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Në këto diskutime qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët.

Është ky qëndrim i palëkundshëm pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje. Çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës.

 

Share: