Postimi i ish-Kryeministrit
Nuk është 13 milionë por 2 miliardë euro gjoba e urrejtjes patologjike të skizofrenit Edi Rama për shqiptarët!
Të dashur miq, javët e para të instalimit në pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryrë urrejtjen shtazore ndaj kundërshtarit politik dhe rrafshuar në kundërshtim flagrant në Vlorë një pallat të tërë vetëm se aksioner në ndërtimin e tij ishte vjehrri i kryetarit të opozitës.
Pallati ishte ndërtuar në truall privat në përputhje me planin e qytetit me leje të rregullt të kryetarit socialist të Bashkisë së Vlorës dhe nuk kishte asnjë lidhje me projektin e Lungomares, por vetëm me urrejtjen kafshërore të pakontrolluar të paranojakut me kartel klinike të botuar, ndaj kundërshtarit politik.
Duke përshëndetur këtë vendim të Gjykates Europiane të Strasburgut informoj shqiptarët se ky është vetëm fillimi sepse gjobat që Shqipëria po merr e do të marre nga arbitrazhet ndërkombëtare dhe Gjykatat e vendeve të mëdha si dhe gjykata e Strasburgut arrijnë që tani, sipas disa burimeve të besueshme,në mbi 2 miliardë euro.
Ju siguroj se kjo shumë, që ka lidhje vetëm me katër vitet e shkuara do rritet me shpejtësi çdo javë dhe muaj që Noriega qëndron në pushtet. Gjobat e urrejtjes të të sëmurit psiqik në krye të ekzekutivit janë një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë regjimin e tij!
Kur erdhi në pushtet Edi Rama 4 vite e gjysëm më parë, të parën punë që bëri ishte shembja me tritol e pallatit në bregdet, ndërtuar nga vjehrri i Bashës, Xhafer Isufi. Ngjarja bëri bujë për kohën, pasi shumë familje humbën pronën, por sakaq qeveria u kritua për metodën e tritolvënies që e përdori edhe për disa objekte të tjera më pas.
Asokohe qeveria i dëmshpërbleu familjet që kishin blerë shtëpi në këtë pallat, por ata nuk e lanë me kaq: Paditën qeverinë “Rama 1” në Strasburg. Sot, Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut është shprehur me vendim pro pronarëve dhe kundër qeverisë shqiptare. Strasburgu kërkon që qeveria të dëmshpërblejë me plot 13 milionë euro pronarët. Kosto kjo që rëndon mbi buxhetin e shtetit dhe sigurisht mbi taksapaguesit shqiptarë./Opinion.al