Home I pakategorizuar Voltana Ademi bën thirrje për pjesëmarrje ne proteste, pavarësisht ngjyrave politike.

Voltana Ademi bën thirrje për pjesëmarrje ne proteste, pavarësisht ngjyrave politike.

Nga Voltana Ademi

Përfshirja dhe mbështetja për të gjithë qytetarët e Shkodrës për pjesëmarrje në protestën e opozitës me 27 janar, ishte në qendër të takimit të rradhës me drejtues të degës së PD-së, kryetarët e grupseksioneve, drejtues të Partisë Demokratike dhe të Forumit Rinor.

Kemi motive të shumta për të protestu të gjithë bashkë. Për harresën dhe nëpërkëmbjen që po i behet Shkodrës tonë nga qeveria aktuale, për varfërinë që thellohet nga dita në ditë, për dhjetra e qindra familje që sot nuk kanë as kushtet minimale për të jetu, kundër korrupsionit e kriminalitetin që po e varfnon përditë vendin tonë, për drejtësinë që jep drejtësi vetëm për ata që e paguajnë, për mijëra shqiptarë që marrin rrugët e Europës si emigrantë në kërkim të kushteve të jetesës që vendi i tyre nuk ua ofron.

Bashkëqytetarë! Protestojmë të gjithë bashkë, pa ndasi ngjyrash politike, të majtë e të djathtë! Me 27 janar duhet të tregojmë se ka akoma shpresë në këtë vend për ne, familjet tona, femijët tanë!

Share: