Pas vrasjes së mbrëmshme në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vlorë. Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë. Nga të dhënat e para mësohet se viktimat janë Artion Shehaj dhe Mariglen Mema. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar krimin.
Krimi i dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë nuk është një ngjarje e nisur pas një sherri banal mes viktimave sikundër u raportua nga mediat në momentet e para, por një atentat i pastër.
Burime të Lapsi.al thonë se Artion Shehaj, 33 vjeç, ka hyrë në lokalin e fshatit Gjormë ku po pinte kafe shtetasi Mariglen Mema, 35 vjeç dhe ka qëlluar direkt me armë ndaj tij.
Më pas ai është larguar për në shtëpinë e xhaxhait të tij, ku dyshohet se në kushte paniku, ka bërë edhe vetëvrasje. Artion Shehaj ishte kthyer nga Franca tre ditë më parë. Në Francë ai rezulton i dënuar për vjedhje.
Ndërkohë Mareglen Mema është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Policia e Vlorës ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen, pa treguar më shumë detaje mbi motivet e këtij krimi.