Kur populli ngrihet, nuk ka asnjë force që mund ta ndalë! Ishte 20 shkurti 1991, ku mijëra shqiptarë shkulën nga zemra e kryeqytetit tonë shtatoren e diktatorit të urryer. Qindra forca policie, mjete të shumta, gaz lotsjellës dhe hidrante nuk e zbrapsën dot popullin.
Shtatorja e diktatorit u shkul dhe u tërhoq zvarrë për tu dërguar si trofe tek studentët në grevë urie, të cilët kërkonin ti hiqej emri i diktatorit universitetit ku ata studionin. 20 shkurti 1991 ishte fitorja e parë e rëndësishme e qytetarëve të lirë.
Sot 27 vjet më pas, kjo datë vazhdon të përcjell mesazhe të forta. Një popull që harron historinë, rrezikon të përsërisë gabimet e të shkuarës. Mirënjohje atyre që guxuan në 1991, sidomos studentëve grevistë.