Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se në grupin negociator të paktit me Greqinë është edhe Artur Meçollari, i shkarkuar nga detyra për spiunazh, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.
Në një reagim të saj thuhet se Meçollari u shkarkua në vitin 2012 për shkaqe procedurale. Ai më pas e dërgoi çështjen në Gjykatë, e cila vendosi kthimin e tij në punë në vitin 2013.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në fund të 2016 deri në 2017, Meçollari ka mbajtur një pozicion edhe në misionet paqeruajtëse të NATO-s, ndërkohë që prej vitit 2010 është i pajisur me certifikatë sigurie, të cilën nuk e ka humbur për asnjë moment.