Home KRYESORE Alibeaj: Dy anëtarët e KLP e KLGJ dënuan njerëz në periudhën e...

Alibeaj: Dy anëtarët e KLP e KLGJ dënuan njerëz në periudhën e komunizmit

Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkeljed Alibeaj, denoncoi sot me fakte sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, të përfshirë në gjyqe politike.

Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë”-tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit.

Për të faktuar këtë Alibeaj publikoi vendimet politike të dhëna nga këta gjyqtarë dhe prokurorë, që sot janë zgjedhur të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë në vend. Në këto vendime konstatohet se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë, nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP, janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhëti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë.

Bashkëlidhur fotokopjet e vendimeve politike të dhëna nga ish-gjyqtarja Fatmira Luli (e zgjedhur si anëtare e KLGJ), apo ish-prokurorja Nurihan Seiti (e zgjedhur si anëtare e KLP).

Foto Fatmira Luli (monumenti) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli në 19 prill 1991 për një person që ka marrë pjesë në 20 shkurt në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.

Foto Fatmira Luli (ambasada) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli për një person (minator i Valiasit) që kishte tentuar te futej ne ambasade pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990

Fotot Nurihan 1-15 – janë 4 vendime që Nurihan Seiti (KLP) ka dhënë për 4 persona të ndryshëm për akuzat e agjitacion propagandë, kalim i paligjshëm i kufirit.

2
Share: