Home KRYESORE Arta Marku shpërngulet në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re

Arta Marku shpërngulet në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re

Pas vendimit të qeverisë për t’i paguar qiranë, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është transferuar përfundimisht në Tiranë. Sipas burimeve për Report TV Garda e Republikës ka marrë në ruajtje banesën e saj në lagjen e njohur si “Selvia”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku ka një javë që është transferuar në Tiranë në banesën e re që i është siguruar nga Shteti, ndersa për një muaj rresht ajo udhëtoi çdo ditë drejt Shkodrës, ku ka edhe banesën e saj.

Marku u zgjodh në detyrën e përkohshme vetëm me votat e shumicës parlamentare dhe mes kundërshtimeve të ashpra të opozitës, e cila ndezi edhe tymyes e flakadënë në sallën e Kuvendit teksa Marku betohej.

Share: