Artistët e kanë cilësuar arrogante përgjigjen e kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, regjisori Kastriot Çipi, deklaroi se Rama nuk është mbret dhe se kjo është një çështje shumë e rëndësishme.
“Reagimi i Ramës shumë arrogantë, nuk pranojmë këshilla nga askush, ai nuk është mbret. Duhet që këto gjëra të negociohen. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, tha Çipi gjatë takimit me avokatin.