Lideri demokrat, Lulzim Basha duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit të PD, tha se si fillim do të dorëzohet kërkesë në Kuvend për ngritjen e komisionit hetimor për Saimir Tahirin. Më pas ceku edhe dy problematika të ditës, siç është protesta e artistëve të Teatrit Kombëtar dhe protesta e pedagogëve të UT që s’kanë marrë pagat.
Ai paralajmëroi kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti i ndërtimit të një kulle në Teatrin Kombëtar. “Kemi diskutuar dhe dy çështjet të tjera të aktualitetit, pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF tani i janë sulur artistëve. Shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale për kauzën e drejtë të artistëve.
Teatri nuk mund të jenë tullat po artistët, teatri është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj duke u shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën, që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë tek TK, e paralajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin dhe me teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, se ata janë teatri”, tha Basha.