Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Turqisë në vitin 2012, kur ishte hedhur në OKB rezoluta palestineze kundër SHBA-së.
‘Në vitin 2012 kam pasur një telefonatë të gjatë me ministrin e Jashtme të Turqisë. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do të dalë kurrë kundër SHBA-së.
Me një fjalë, unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën ndërkombëtare. Nëse nuk do të ishte SHBA, edhe Lindja e Mesme nuk do të ishte ajo që është sot. Mund të kishte edhe luftë botërore, por është SHBA ajo që i ka frenuar.
Nëse SHBA do të sulmojë Korenë e Veriut, Shqipëria duhet të jetë në krah të tyre’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend.