Te Rruga Bardhok Biba, një DEKOR POINT i Znj. italiane Vania Tonello, ofron në një atmosferë të rafinuar të bukurisë së veshjeve te ambienteve tuaja sipas zgjidhjeve të realizueshme arkitektonike në sajë te një praktike me panele te reja qe zbukurojnë shtëpinë, apo zyrat tuaja sipas ofertës te Dekor Italy.
Pra, në Rrugën Bardhok Biba nr. 14, shume afër me Sheshin Skenderbej, pikërisht pas Hotel Tirana International, do ndiheni te mirëpritur ndërsa do shikoni logon e Dekor Italy me ngjyrat e flamurit italian dhe, ambientin shumë te bukur te brendshëm te këtij “Show Room” realizuar me Made në Itali dhe stilin autentik italian ku ju mirëpret gjithmonë në sallën ekspozite Znj, Vania Tonello, sipërmarrëse e shkëlqyer i cila me familjen e saj ka zgjedhur prej kohësh Shqipërinë si një vend për të jetuar dhe punuar.
Inaugurimi i Dekor Italy i ka mundësuar një audiencë të madhe Italo – Shqiptare për të marrë konceptimet te mirëfillta të drejtpërdrejta të një game të gjerë të produkteve te saj dhe vizitoret admiruan propozimet e ndryshme arkitekturore në zgjidhjet dhe zgjedhjet simpatike te këtij biznesi te ngjashëm me Artin që stimuloi krijimtarinë e arkitektëve dhe projektuesve të pranishëm ne inaugurimin e këtij biznesi te ri italian ne Shqipëri.
Përveç bukurisë dhe hijeshisë se produkteve, vlerësimi i te pranishmeve është përqendruar tek instalimi dhe shkathtësia e zonjës te shtëpisë Vania Tonello, në prezantimin e produkteve Dekor Italy që se bashku, ua kanë bërë te këndshme mbrëmjen te pranishme, duke projektuar qe nga ai çast ambientet e tyre shtëpiake, apo te zyrave me këtë veshje shume simpatike te mureve dhe tavaneve duke filluar me shije klasike, por edhe moderne, nga ato tradicionalet po ashtu në ato bashkëkohore.
DEKOR ITALY – ky është emri i këtij biznesi në një hapësirëekspozite/dyqan ku pasurinë e veshjeve te aplikuara në muret dhe tavanet e ambienteve shtëpiake apo zyrave, vizitoret e mendonin edhe ne shtëpitë, apo zyrat e tyre dhe kontaktonin zonjën Tonello për çmimet dhe menyrën e shërbimit te këtyre produkteve te cilat padyshim, ato/ata po i pëlqyen shume për ti përvetësuar aty ku jetojnë dhe punojnë. Sigurisht ne këtë situate hijeshie do bien te gjithë vizitoret e nesërm te këtyre produkteve.
Siç u shpjegoi znj. Vania Tonello te pranishmeve apo klientëve te saj te nesërm, panelet izoluese ne dukje prej druri, apo tulle te rindërtuar, do ju japin mundësi për të realizuar me kosto të ulët te instalimit – veshjen e duhur dhe sipas shijeve e mundësive tuaja, ne pamjen e brendshme, apo te jashtme të shtëpisë suaj, zyrën e një personi te vetëpunësuar, apo për zyrën e kompanisë ose dyqanin tuaj.
Oferta shkon nga muret me ngjyra të ngrohta dhe të ndritshme deri në tavanet që nxjerrin harqe antike të tullave të kuqe si veshje ideale për ambiente te brendshme dhe te jashtme te shtëpive apo zyrave.
Gjithçka këtu/aty, sipas projektimit të produkteve të gjitha italiane duke dhënë përshtypje të stilit të pagabueshëm për çdo mjedis shtëpie, apo zyrave profesionale, por edhe të biznesit, në thelb një formulë mobilimi me të cilat konsumatori mund të zgjedhe pamjen më të përshtatshme sipas shijeve dhe nevojave te tij, te vendit ku jeton dhe punon.
Dekor Italy, me pak fjalë, vepron si “rrobaqepësi” qe do ju vesh muret dhe tavanet e shtëpive apo zyrave duke i transformuar ato ne ambiente te reja dhe plotësisht te rehatshme sa, nuk do te mbani mend, si kane qene përpara kësaj zgjedhje realizuar nga Dekor Italy.
Padyshim, Dekor Italy do jete një vend i rëndësishëm takimi i biznesit Italo – Shqiptar këtu ne Shqipëri, apo vend referimi i komunitetit Italo – Shqiptar, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërisë, duke ofruar një preferencë gjithnjë e më shumë të orientuar në stilin italian, ku edhe performanca simpatike dhe e shkëlqyer e pronares Vania Tonella dhe familjes së saj, ekipit të shërbimit, do te kenë rolin e tyre te padiskutueshëm.