Home KRYESORE Deputeti rrëfen historinë e dashurisë me gazetaren

Deputeti rrëfen historinë e dashurisë me gazetaren

Milaim Zeka është një deputet shumë aktiv në parlamentin e Kosovës, në logon e partisë “Nisma për Kosovën”, ndërsa bashkëshortja e tij Edlira Qefalija Zeka, është një gazetare shqiptare, e cila ka punuar për vite me radhë në disa televizione shqiptare.

Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

Çifti janë njohur në vitin 2005 dhe duke qenë se edhe ai ishte gazetar janë njohur nëpërmjet profesionit të tyre dhe kanë bashkë dy vajza, e madhja Ema Li 9 vjeç dhe Amelia Iden 20 muajshe. Për Milaimin martesa me Edlirën është e dyta, ndërsa nga martesa e parë ai ka dy vajza që jetojnë në Suedi.

“Në fakt unë Edën e kam parë përmes televizorit, ka qenë prezantuese e motit. Unë kurrë në jetë nuk e kam parë motin. Por kur isha në Suedi me mikun tim Avni Spahiu e pamë dhe ai më tha: Dua ta takoj dhe të pi një kafe me këtë vajzën. Dhe unë erdha një natë në “Alsat” dhe u takuam”, tha Milaimi.

Ndërkohë Qefalia rrëfeu bisedën e tyre në takimin e parë.

“Ndërkohë që ne po pinim kafe dhe ishim me disa gazetar të huaj, Milaimi u kthye nga unë dhe më tha: Oj ti çik a ke ndonjë lidhje serioze dhe po mendon për martesë? Dhe unë i thash: Më fal, por kjo është një pyetje shumë personale, për çfarë të intereson ty? Dhe Milaimi ma ktheu: Po du me u martu me ty. Dhe ende nuk e di për kokë të kalamajve se si e gjeta veten të fejuar pas dy javëve. E vetmja gjë që më ka shtyrë drejt tij ka qenë guximi. Kishte guxim të frikshëm”, tregoi më tej bashkëshortja e deputetit./tvklan.al

Share: