Home KRYESORE Grabitja e pronave në Spille, Gjykata jep masat për 10 të akuzuarit

Grabitja e pronave në Spille, Gjykata jep masat për 10 të akuzuarit

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat për dhjetë të akuzuarit për grabitjen e pronave në Spille.

Gjykata rikonfirmoi masat arrest me burg për biznesmenin Idlir Karkini, në mungesë, për Asim Arkaxhiun, Aldo Kilën, Shpendi Demën, Arben Dajan dhe Artur Toskën.

Ndërkaq, ka vendosur masën detyrim paraqitje për Beqir Nuredinin, kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, për Arben Kajën dhe Julian Zhelegu. Për Arbër Aliun është vendosur pezullim nga detyra.

10 zyrtarët publikë, janë akuzuar në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, rezulton se ata kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuar në bregdet, nga toka pyje, tokë ranisht dhe tokë pa frut, në tokë are. Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth.

Share: