Home KRYESORE Harta globale e rrjeteve sociale, shqiptarët të fiksuar pas Facebook edhe për...

Harta globale e rrjeteve sociale, shqiptarët të fiksuar pas Facebook edhe për 2018-n

Facebook po konfirmohet sërish si rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri. Të dhënat tregojnë se ka fituar terren edhe në Afrikë, falë përqasjes së saj që ofron qasje të lirë.

Vincenzo Cosenza është një ekspert italian i mediave sociale dhe prej disa vitesh mbledh të dhënat publike të rrjeteve kryesore sociale nëpërmjet platformës Alexa, duke realizuar harta dhe grafikë. Disa ditë më parë ka ofruar një përditësim të të dhënave për median italiane Il Sole 24 ore.

Facebook, që ka tejkaluar kufirin e dy miliardë përdoruesve në muaj, është rrjeti social i preferuar në 152 prej 167 vendeve të analizuara, praktikisht në 91% të territoreve të planetit.

Konkurrentët e vërtetë mbeten rrjetet sociale të panjohura në Perëndim, për shembull Odnoklassniki (OK.ru ka 71 milionë përdorues aktiv në muaj) dhe VK (i njohur më parë si VKontakte ka 97 milionë aktiv në muaj. Të dy udhëheqin në 7 shtete të ish-Bllokut sovjetik, ndërsa një tjetër rrjet social, përkatësisht QZone në Kinë.

Bën përjashtim veçanërisht situata në Iran, ku për shkak të censurës shtetërore, arrin të aksesohet vetëm Instagram. Duhet të mbahet mend, megjithatë, se në tremujorin e fundit koha e shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social ka rënë ndjeshëm. Ndonëse të dhënat e fitimit janë me rritje të dyshifrore, për bizneset, ajo çfarë vihet re është një rënie e përdoruesve. Çdo ditë përdoruesit shpenzojnë 50 milionë orë më pak në Facebook, një ndryshim ky që i atribuohet edhe të ndryshimeve të bëra në News Feed, ku ata e shohin njëkohësisht edhe lajmin dhe postimet e miqve të tyre.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur një përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndër-personal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: Whatsapp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8 %) dhe Instagram (6 %). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4 përqind.

Facebook ka pjesën e luanit në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri. Statistikat flasin për një numër përdoruesish që është disa herë më i madh se sa numri i përdoruesve të rrjetit të dytë më popullor në vend Twitter. Shkalla e penetrimit të Facebook në janar të vitit 2015 arrinte në rreth 45 % të popullsisë. Numri e përdoruesve të Facebook, arrinte në rreth 1 340 000. Nga këta, rreth 860 000 ishin meshkuj, kurse Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare 25 rreth 480 000 femra./ Monitor

Share: