Gjendja e hekurudhës Tiranë-Durrës pritet të ndryshojë shpejt me sigurimin e plotë të fondeve për rehabilitimin e saj. Qeveria ka miratuar grantin e fundit prej 35,4 milion euro financim nga donatorët e huaj, i cili do t’i hapi rrugë dhe punimeve në terren.
Punimet mund të nisin në pranverë dhe brenda dy vitesh përfundon i gjithë projekti. Investimi kushton rreth 90 milionë euro, dhe bashkëfinancues janë Bashkimi Evropian dhe BERZH. Ndërsa qeveria shqiptare do të mbulojë kostot e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe atë të shpronësimeve.
Investimi do të bëhet në linjën ekzistuese, do ketë një degëzim drejt aeroportit të Rinasit, kurse pika fundore në Tiranë do të jetë pranë Bulevardit të ri. E gjithë kosto e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor shqiptar i kalon 427 milion euro.