DASHI
Prania e Diellit në shenjën e Bricjapit ju bën të ndiheni të demoralizuar dhe te pamotivuar . Prania e Hënës në shenjën mike të Shigjetarit do t’ju shpëtojë nga shumë “kurthe” që mund të kenë ngritur për ju.
DEMI
Venusi aspak miqësor me ju, do t’ju shkaktojë probleme në raportin tuaj në çift. Mundohuni të jeni racional dhe të mendoni mirë para se të veproni . Kjo është nje periudhë jo e mirë për njohje të reja.
BINJAKËT
Sot nuk do të keni shumë dëshirë për të lëvizur. Do t’ju pëlqejë të qëndroni në shtëpi. Në aspektin sentimental çdo gjë është në vijë, mjafton të jeni i kujdesshëm me partnerin tuaj.
GAFORRJA
Festat po afrojnë dhe ju ende skeni bërë dhuratat? Për këtë do t’ju ndihmojë Jupiteri në shenjën e Demit dhe Marsi në shenjën e Virgjëreshës. Ndërkohë prisni dhuratat e të tjerëve.
LUANI
Prezenca e Hënës dhe e Mërkurit në shenjën mike të Shigjetarit do t’ju mbushë plot pozitivitet. Gjithçka do t’ju duket e bukur dhe e gëzueshme. Jeni brenda atmosferës së festave.
VIRGJËRESHA
Hëna dhe Mërkuri do t’ju pengojnë në proçesin e të reflektuarit mbi veprimet tuaja. Do të jeni mjaft të angazhuar në punë sa do të harroni veten. Bëni kujdes me shëndetin.
PESHORJA
Me Hënën dhe Mërkurin në shenjën mike të Shigjetarit, aventura e shpërndarjes së dhuratave për festë do të kthehet në një gëzim të vërtetë. Është nje prej ditëve më të bukura të vitit.
AKREPI
Venusi në shenjën e Ujorit ju bën që të mos kontrolloni ndjenjat dhe zemrën tuaj. Është e vështirë të jeni racional, dhe madje mos e tentoni pasi nuk do t’ju funksionojë.
SHIGJETARI
Nuk do të kaloni pa u vënë re sot. Do të jeni shumë tërheqës dhe gjithkush do t’ju admirojë. Kjo falë dhe pranisë së Hënës dhe Mërkurit. Është një ditë që rezervon emocione të bukura.
BRICJAPI
Hëna dhe Plutoni në shenjën tuaj do t’ju bëjnë që të ndërmerrni iniciativa të reja ku do të dilni fitimtar. Edhe pse është një periudhë festash juve nuk do të shpërqendroheni nga objektivi juaj që do t’ju çojë drejt suksesit.
UJORI
Prania e Venusit do t’ju japë mjaft energji dhe do t’ju bëjë shumë pozitivë . Do të guxoni të provoni eksperienca të reja të cilat do të rezultojnë të sukseshme. Ditë mjaft pozitive dhe në aspektin sentimental.
PESHQIT
Hëna në Shigjetar do të bëejë që të keni një ditë të lëkundur emocionalisht. Do të ndiheni të lodhur si pasojë e ngarkesës së punës dhe kjo do të reflektohet dhe ne pamjen tuaj të jashtme.