Përktheu: Elona Caslli
Jeta është kujtimi i një rizgjimi
të trishtë, në një tren, në agun e ditës.
Kur sheh jashtë,
dritën e pasigurt.
Kur ndien në trupin e dërrmuar,
melankolinë e virgjër
dhe të ashpër
të ajrit therës.
Kujtimi i lehtësimit
të papritur është më i ëmbël.
Një marinar i ri; bluja dhe e bardha
në uniformën e tij
dhe një det i freskët plot ngjyra.