Hulumtimet kanë treguar që ekzistojnë disa ndjenja të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e “gjërave më të pabesueshme ndonjëherë”. Disa thonë që ajo është ndjenjë si kur fërkohen veshët. Të tjerët thonë që sensacioni lind pasi që urinojnë, duke krijuar ndjenjën e rrëqethjes.
Shumica prej nesh ka përjetuar këtë ndjenjë rrëqethjeje, e njohur si “sindromë ngërçi pas urinimit”.
Mirëpo çfarë është ai fenomen? Asgjë tjetër pos rrëqethje pas urinimit.
Kjo dukuri është më e shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull me femrat.
Çfarë e shkakton këtë fenomen?
Shkenca tani duhet të jap sqarim të saktë, mirëpo ekzistojnë dy sqarime shumë të mira për këtë.
Njëri thotë që temperatura trupore ulet, gjë që pak a shumë është normale.
Është vërtetuar që gjatë urinimit ekspozohet një pjesë e trupit e cila zakonisht ruan “nxehtësinë” dhe ekspozimi në ajër të ftohtë shkakton rrëqethjen.
Gjithashtu urina e ngrohtë lirohet nga trupi, ashtu që temperatura trupore ulet.
A jeni të gatshëm të dini edhe për më shumë shpjegime shkencore? Shkenca thotë që mbase shkaktari për këtë është edhe refleksi apo sistemi autonom nervor.
E gjitha kjo do të thotë që trupi juaj prodhon reaksione të pavetëdijshme pas urinimit, ndjenjë e ngjashme si kur teshtini.Pra, trupi juaj ose ftohet ose ju jep reaksione të cilat nuk i keni pritur.
360grade.al