Home KRYESORE Kërko mëshirë! Falu për mëkatet! Nga Rita Petro

Kërko mëshirë! Falu për mëkatet! Nga Rita Petro

KËRKO MËSHIRË!

Kërko mëshirë! Falu për mëkatet!

Te cili?

Te unë PRIFTI
Tani je në dorën time!
Kush je ti?
Kërko mëshirë dhe do të shpëtosh shpirtin tënd.
Kush të ka dërguar te unë
Zoti i madh dhe i plotfuqishëm?!
Po unë për Zotin po kalbem këtu?!
Jo, Zoti na mëson mos kundërshtojmë
Nëse duam të shkojmë në Parajsë…
Zotin e dëgjoj vetë
E nëse dua të laj mëkatet
Nuk kam nevojë për ty
I flak tej rrobat dhe e lë trupin të ma rrahë
Stuhi e tij
Zoti guximtarët i kryqëzon si Krishtin
Të mjerët si ti i mbron…
Ndaj më mirë po rri këtu.

Kush je ti që më nxore nga burgu?
BOSI yt.
Tani je në dorën time!
Unë pagova për lirinë tënde
Më kanë thënë se je arkitekt i zoti
Për të ngritur piramida moderne
Mu këtu në mes të sheshit
Projektoje
Se ai gati po vdes
Harroje që të futi në burg
Tani është koha ime
Të më shërbesh mua
Dhe kurrë mos harro këtë që po të them:
Kur peshku i vogël bëhet i madh
Bashkë me të vegjlit
Dhe të mëdhenjtë i përlan.

(fragment nga “Poema e fundit për dashurinë”; Vrima; 2014)

Share: