Home KRYESORE Ku ishit kur u shkatërrua Kinostudio Shqipëria e re

Ku ishit kur u shkatërrua Kinostudio Shqipëria e re

Këto ditë aktorët apo komuniteti artistëve janë në debate dhe protestw nw lidhje me shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Godina e Teatrit Kombëtar është një godinë e ndërtuar në vitet 20’ si kinema dhe quhej Kinema Kosova me kapacitet 200 vetë. Ne vitin 1945, grupet e teatrore partizane që zbritën nga malet, krijuan teatrin, i cili u vendos në 1945 aty ku vazhdon të qëndroj dhe sot si kufomë fizike dhe artistike.

Vetë pozicioni dhe vendodhja e atij teatri mbrapa godinës MPB, nuk është vend për të ndërtuar një teatër dinjitoz kombëtar siç e kanë, (për mos shkuar larg në Perëndim apo Moskë) por në fqinjët tanë Serbi, Mal I Zi, Maqedoni, Greqi. Pra teatri kombëtar duhet të ketë pamje dhe jo i fshehur .

Ai teatër është fizikisht i mbaruar me kohë. Mbaj mend para se të largohesha nga Shqipëria në 1990, skena kërcite kur hecje dhe duhet të ruheshe mos hynte këmba ne ndonjë dërrase të çare. Për mos u zgjatur, ajo godinë është një karakatinë si një strehë minjsh…

Ajo godinë duhet shëmbur e gjitha dhe të ruhet hapësira e saj dhe të ndertohet ashtu siç ka qenë, me të njëtën arkitekturë, identik siç është me oborrin e saj dhe pishinën. Kjo është plotësisht e mundëshme për tu bërë. Gjermania ka ndërtuar qytete të shkatërruara nga bombardimet e luftës dytë dhe I ka ngritur siç ishin jo më një teatër si teatri ynë mbrapa b… MPB

Êshtë detyrim i shtetit ta bëj këtë, jo për artistët, por për historinë e një kryeqyteti dhe fillimet e teatrit të këtij kryeqyteti. Aty janë vënë dramat Toka jonë (që nuk u bë kurrë e jona) Cuca Maleve, Dasma, Komunistët,…. gjithë sfaqjet në shërbim të regjimit dhe demaskimit borgjezisë dhe perëndimit. Kjo është historia jonë. Duke dashur ta zhdukim do të na përsëritet dhe ka filluar përsëritja me rrafshimin e gjithçkaje dhe ndërtimin e një bote të re nga Edi Rama! I cili po na përsërit vallen e vjetër me banditë të rinj, që nuk po pushkatojnë, burgosin dhe interrnojnë me luftë klasash, por e kanë shkatërruar kryeqytetin dhe Shqipërinë duke shpalosur manierat e tij me krimin që e rrethon ashtu si edhe parardhësit e tij, ku po i bëjnë shqiptarët të ikin nga sytë këmbët.

Pse erdhëm këtu?
Ku ishin artistët, kur shëmbej blloku me vilat?
Ku ishin artistët, kur shembeshin vilat e Tiranës duke shkatëruar gjithë arqitekturën, urbanistiken ,fizionominë dhe bukurinë e një qyteti të paqshëm që e filloj Enver Hoxha me Spiro Kolëkën me Pallatet e Shallvareve dhe po e gropos Shallvarja kryeministër me monstrat e betonit shumë katëshe?
Ku ishin artistët, regjizorët, operatorët, skenaristët, kur cotohej Kinostudio në ngastra-ngastra dhe merreshin me pesë lek apo pa lek godinat dhe territoret e saj, për bizneset private në shërbim të bandave qeveritare të radhës si Kujtim Çashku me studion e zërit dhe pronarët e TV-ve me Frangajn ne krye, në një kohë që pronarët e kësaj toke rrinë e sillen nëpër gjygje prej 27 vjetësh dhe jetojnë në një barakë jashtë mureve të Kinostudios?

Ku ishin artistët, kur shembej Kinema 17 Nëntori, një tjetër godinë me vlerë jo vetëm si arkitekture por edhe historike ku janë bërë gjygjet speciale në 46-47 ku dënohej ajka e dijes dhe përparimit shoqëror si fashiste apo borgjezë, agjentë të perëndimit? Aktorët më pas do ti luanin me passion ne teatër e film si personazhe negative!

Ku ishit ju, ku teatri nuk është kurgjë, është një hiç, kur shëmbej Stadiumi Kombëtar i Futbollit që shkatërroj jo vëtëm një bukuri aqitektonike (një fasadë që bota i ruan dhe i mirëmban me fanatizëm) por edhe prishi gjithë harmoninië e atij komleksi aq madhështor?

Kjo ishte ndjeshmëria juaj dhe revolta juaj për të bukurën dhe trashëgiminë që sot po na qani për një barakë pupuliti dhe po na bëni monologje?

Jo të dashur artistë, intelektualë! Ju keni rënë në gropën që keni pregatitur vetë, si paaftësi për të krijuar art. Konformizmi juaj bandat politike të këtij tranzicioni duke u konformuar dhe duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh për të gjithë këtë katrahurë, për një rrogë lëmoshë se për art nuk bëhet fjalë ju ka sjellë këtu. Dhe jo vëtëm ju. Kur kërkon lëmoshë, lëmoshë merr duke u nëpërkëmbur.

Megjithëatë, në këtë situate, unë mbështës artistët, jo për artin e tyre, por për historinë dhe trashëgiminë e atij kryeqyteti ku jam lindur dhe rritur dhe kam kujtimet e mija të fëmijrisë e rinisë me atë teatër dhe ata artistë qoftë për mire qoftë për keq.

Teatri, siç e ka dhe më lartë duhet të shëmbet dhe të ndërtohet po njësoj dhe ti kalohet Bashkisë së qytetit si godinë. Aktorët duhet ta marrin teatrin dhe të krijojnë me zgjedhje një bord administrative dhe artistik dhe të mbajnë veten e tyre me sfaqje dhe me punët e tyre. Por shteti nuk ka detyrime nga taks paguesit të paguaj dhe të jape fonde për aktorët dhe për regjizorët apo filmat. Ky është kapitalizmi dhe shoqëria e tregut të lirë që keni kërkuar dhe ju të dashur artistë! Në qoftë se doni sistemin e akom-skaluar rrinë nën lëmoshën qeveritare. Luftoni për këtë se do të jeni dhe më kreativë dhe më të lirë dhe nuk do të keni nevojë të qani dyerve të administrative shtetrore të bandave të radhës. Në perëndim dhe veçanërisht këtu në Amerikë, arti e mban sa më larg shtetin dhe nuk e lejon ti afrohet. Kjo është liria artit dhe arti i lirë që zhvillon hapësirat krijuese. Përndryshe, në gropën e miut do ngordhni duke hedhur çapat e lodhura nga zyrat e ministers së antikulturës Kumbaro, tek një zv/ ministre nga Kosova që duhet ti vijë turp, të gjithë artistëve dhe paturpsisë kryeministrore, jo se është nga Kosova, por një zv/ ministre që tregoj në emisionin e 360 grade, për ta thënë bukur me që kemi një femër dhe nga Kosova, një mosnjohje totale të problemeve të artit dhe kulturës shqiptare.

Po e mbyll me fjalët e Konicës kur thontë në një intervistë dhënë në “Gazeta e re” në Tiranë 17 nëntor 1928 faqe1

“Hapni një penxhere në Tiranë dhe hidhni një sy jashtë: Ku mund të ketë një natyrë çuditërisht më të bukur se sa brigjet e kaltërta që posi një varg safiresh e amethystesh të mëdha e rrethojnë Tiranën?!
Një vit më vonë në shkrimin “Shqipëria si mu duk” në gazetën Dielli më 25 tetor 1929 do vazhdonte: Ky vend, vertet është I bekuar me njëmijë bukurira, por është I shkelur nga një turmë që ushqen një fare urrejtje kundër bukurisë”.

360grade.al

Share: