Home KRYESORE “Mu mbushën sytë me lot!” Flet mësuesja e Ermal Metës

“Mu mbushën sytë me lot!” Flet mësuesja e Ermal Metës

Italian singer Ermal Meta performs on stage during the Sanremo Italian Song Festival, at the Ariston theater in Sanremo, Italy, 12 February 2016. The 66th Festival della Canzone Italiana runs from 09 to 13 February. ANSA/ETTORE FERRARI

Kur mësuese Margarita Feka i mësoi ABC-në Ermal Metës, nuk e kishte menduar që fama e tij do t’i kapërcente kufijtë e Shqipërisë.

Mësuesja e tij e kujton Ermalin si një nxënës mjaft të rregullt, por gjithashtu shumë energjik. Edhe pse kanë kaluar rreth dy dekada qëkur mësuese Margarita i jepte mësim Ermalit, ajo mban mend çdo detaj që lidhet me të.

“Unë i bëja lëndët e përgjithshme, kurse të muzikës ishin mësues të tjerë të veçantë. Por Ermali dallohej mbi të gjithë shokët, jo vetëm i rregullt me orenditë e shkollës, mësime dhe përgatitje, por se nxënësit që shkonin për herë të parë në shkollën e muzikës, mësuesit i kontrollin dhe i gjenin që në kopësht se për cilën degë jepnin më mirë”.

Mësuese Margarita thotë se e ka ndjekur festivalin deri në fund, pikërisht për të parë nëse ish-nxënësi i tij do të arrinte të shpallej fitues.

‘Kam ndenjur mbrëmë pa gjumë, derisa e dëgjova kur këndonte me atë shokun e tij. Kur dëgjova zërin e Ermalit që këndonte kaq bukur m’u mbushën sytë me lot. Te kënga që ka përmendur emrin tim, ku zuri vendin e tretë, thashë çudi, ky fëmijë kaq i vogël që në klasë të parë, dhe kanë kaluar kaq vite që ka arritur në një moshë të tillë dhe e mban mend emrin tim dhe të them të drejtën m’u mbushën sytë me lot”.

Mjaft e emocionuar për fitoren e Ermalit, jo vetëm si një ish-nxënës i tij, por si shqiptar, Margarita shprehet se nuk ka gëzim më të madh për një mësues se të shohë arritjet e atyre fëmijëve të cilët kanë spikatur që në vegjëli, e që kanë punuar vërtet për të ecur përpara.

“Një shqiptar po përfaqëson një shtet, një komb dhe është një cilësi, një anë shumë e mirë dhe ndjeva një kënaqësi të paparë, m’u mbush zemra plot”.

Mësuese Margarita kujton se një nga personat që ka ndikuar aq shumë që Ermal Meta të bëhet dikush në jetë, ka qenë mamaja e tij, e cila kujdesej për mbarëvajtjen e të birit në mësime.

Share: