Një “rezervuar” magme që me shumë gjasa shtrihet nën një krater vullkanik nënujor mund të vrasë deri në 100 milionë njerëz në rast shpërthimi.
Ekspertët nga Qendra për Eksplorime Nënoqeanike në Universitetin e Kobe (KOBEC) kanë konfirmuar ekzistencën e sasisë së madhe të magmës në Arkipelagun Japonez.
Sasia e magmës nën krater, e cila besohet se arrin deri në 32 kilometër kub, mendohet se është më e madhja në llojin e saj dhe besohet të jetë krijuar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm nënujor 7 300 vite më parë.
Magma besohet se ndodhet mes pllakave të Oqeanit Paqësor dhe Detit të Filipineve.
Skuadra e KOBEC, e cila ka kryer studime të detajuara prej kohësh, gjetjet e fundit i ka publikuar në Scientific Reports. Sipas këtyre zbulimeve, kjo magmë ka shumë pak shanse të shpërthejë përgjatë 100 viteve të ardhshme, raporton “RT”.
“Megjithëse probabiliteti i një shpërthimi gjigant që të godasë arkipelagun japonez është 1 % në 100 vitet e ardhshme, është vlerësuar se numri i viktimave nga një shpërthim i mundshëm mund të arrijë në 100 milionë persona,në skenarin më të keq”, tha profesori Yoshiyuki Tatsumi, kreu i skuadrës studimore të KOBEC.
Një skuadër shkencëtarësh, e pajisur me robotë nënujorë, planifikon të rikthehet në krater në muajin Mars për të konfirmuar në mënyrë të pakundërshtueshme nëse sasia e madhe e magmës së pretenduar ekziston me të vërtetë./l.h/ dita