Sikurse është lajmëruar ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç. ditën e nesërme do të vizitojëm Kosovën.
Lajmi raportohet nga mediat kosovare sipas të cilave në qendër të vizitës do të jetë vendosja e kufirit Kosovë–Mali i Zi, projektligjin e të cilit pala kosovare prej kohësh e mban në sirtar, duke sakrifikuar kështu dhe mosliberalizimin e vizave.
Në publikim të axhendës së vizitës mediat thonë se Markoviç do të pritet në takim nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Kryeministri Markoviq pritet të arrijë në Kosovën në orën 08:00 të mëngjesit, ku do të pritet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Përmes vijim të ceremonialit shtetërore ai do të pritet nga Haradinaj dhe, pas takimit, do të ketë edhe konferencë për media.
Në publikim të agjendës së plotë të vizitës së Kryeministrit qeveria dha deklaratën e mëposhtëme.
“Ju njoftojmë me aktivitetet e vizitës së Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës.
08:00 – Arritja në Terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari”, pritje nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.
08:30 – 08: 40- Pritje me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë).
08:45 – 09:40- Takimi i dy delegacioneve (Kabineti i Kryeministrit-PAMJE).
09:40 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38).
10:15 –10:45- Pritje e delegacionit nga Mali i Zi te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. (Vetëm PAMJE).
11:00 – Koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit në objektin e “Exclusive Group”- Zona Industriale, Prishtinë”./CNA.al