Home KRYESORE Pacienti denoncon abuzim me analizat qe nuk behen ne QSUT, por ne...

Pacienti denoncon abuzim me analizat qe nuk behen ne QSUT, por ne Pegasus me pagese

Nga Alban I Hoxha

Une jam nje person qe kam kryer transplant veshke. Problem qe une dua te denoncoj eshte nje analize teper e kushtueshme qe te gjithe personat e transplantuar jane te detyruar ta bejne ne laburatorin privat Pegasus.

Perse ndodh kjo gje?

Kjo ndodh pasi ne QSUT, mjekja qe na ndjek, por edhe infermieret na thone qe mungon reagenti kimik!

Kjo analize sherben per matur nivelin e nje barne qe quhet Tacrolimus, pra mjeku me ane te kesaj analize te tregon se sa tablet ne dite duhet te konsumosh nga ky medicament.

Kjo analize kushton 60 mije leke te vjetra.

Ketu kuptohet qarte qe perfshihet nje punonjes apo ishpunonjes I shendetesise ne kete skandal?”

Shenim: Perqasje.com nuk mund te konfirmoje vertetesine e nje denoncimi te tille, por derisa erdhi me emer dhe mbiemer nga nje qytetar pacient, po e boton te plote ate.

Sigurisht duke u bere thirrje autoriteteve perkatese te Shendetesise ta investigojne rastin dhe te merren masat e duhura nese eshte sic thote pacienti Alban I Hoxha.

Sigurisht qe nuk behet  fjale per Shendetesi Falas, por te pakten mos te jete Shendetesi False! Kjo situate kerkon reagim te fuqishem.

Share: