Presidenti i republikës, Ilir Meta ka nisur konsultimet me ish-presidentët e vendit pas kërkesës që i ka bërë ministri i Jashtëm Bushati për bisedimet me palën greke sa i përket marrëveshjes për paktin detar.
Sot Meta është takuar me Bujar Nishanin dhe Bamir Topin, ndërsa nesër do të takohet me Sali Berishën. Mësohet se ky i fundit e ka pranuar ftesën e Metës.
Ora e takimit nuk dihet ende, por vendi me siguri që do të jetë në Presidencë. Mediat greke nga ana tjetër raportojnë se Shqipëria dhe Greqia e kanë tashmë marrëveshjen e re për kufirin detar.