Home KRYESORE Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Meta takon Topin pas Nishanit

Plotfuqishmëria për negociatat me Greqinë, Meta takon Topin pas Nishanit

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim në Presidencë me ish-Presidentin Bamir Topi, në kuadër të konsultave të nisura për negociatat me Greqinë. Takimi ka nisur rreth orës 18:10 të pasdites së sotme.

Më herët në mëngjes, Meta priti për konsulta ish-presidentin Bujar Nishani.

Kërkesa nga Ministria e Jashtme, e cila kërkon plotfuqishmërinë nga Meta për nisjen e bisedimeve teknike me Greqinë ka mbërritur në Presidencë mbrëmjen e djeshme (13 shkurt 2018).

Pritet që Kreu i Shtetit të konsultohet edhe me ish- Presidentët e tjerë këto 2 ditë.

Bisedimet teknike do të zhvillohen për çështjen e kufirit detar mes të dy vendeve, mbi shfuqizimin e ligjit të luftës si dhe mbi tema të tjera mes të dy vendeve.

Çështja e detit është dhe pika më e nxehtë mes të dy vende. Ka qenë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotsias i cili ka zbardhur një nga pikat për të cilën është gjetur marrëveshja në parim duke theksuar distancën 12 milje detare. Një pikë e tillë ka sjellë dhe reagime në Shqipëri duke u konsideruar jo në pak raste dhe shitje e detit. Teksa presidenti Ilir Meta në reagime të tij ka nënvizuar se do të shqyrtojë me kujdes çështjen dhe do të ndjekë bisedimet./opinion.al

Share: