Home KRYESORE Pakti detar me Greqinë, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqishmëri për negociatat

Pakti detar me Greqinë, Presidenca: Nuk na kanë kërkuar plotfuqishmëri për negociatat

Deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Po ashtu, kërkesë nga qeveria për Plotfuqishmëri nuk i është kërkuar as ish-Presidentit, Bujar Nishani, i cili deri ditën e fundit, kur la zyrën e Presidentit, deklaroi se nuk i ishte paraqitur ndonjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”. Lajmi është konfirmuar për Panorama.

E kundërta ndodh në Greqi, ku vetë ministri i jashtëm deklaron se Shqipëria ka rënë dakord t’i japë 12 milje detare Greqisë, ndërsa mediat greke raportojnë edhe detaje nga marrëveshja.

Çfarë tha Nishani për “Plotfuqishmërinë” e negociatorëve

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date.

Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.

Share: