Home KRYESORE Paloka, Bushatit: Kur të shkosh në bordellot e Brazilit, fol kështu…

Paloka, Bushatit: Kur të shkosh në bordellot e Brazilit, fol kështu…

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka ngjallur zemërimin e deputetëve të opozitës sot në Komisionin e Punëve të Jashtme, i thirrur për të sqaruar çështjen e kufirit detar me Greqinë dhe procesin që po ndiqet nga të gjitha palët, përfshirë kreun e shtetit.

Teksa lexonte kërkesat që iu paraqitën nga Presidenti Ilir Meta për t’i plotësuar kundrejt dhënies së Autorizimit për Plotfuqishmëri në negociatat me Greqinë, Bushati ka marrë përsipër ta analizojë dhe ironizojë shkresën deri edhe nga ana gjuhësore me tendencë.

“Nuk e kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje këtu – tha ministri në rast. – . Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla.”

Këtij qendrimi jashtë çështjes, iu kundërpërgjigj deputeti demokrat Edi Paloka: “Kur të shkosh në bordellot e Brazilit, fol kështu. Legen! Mos na trego në gjuhën shqipe!”. Paloka aludoi dhe e lidhi me ministrin Bushati një aferë seksuale në Brazil që u bë publike në media si skandal e shkoi deri dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministri Bushati e ndërroi sjelljen e tij pas këtij reagimi të ashpër dhe u kujtua për etikën: ” Kërkoj të mbani qëndrim për këta eksponentë. Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam çfarë t’i bëj: egos, paranojës dhe Saliut”, vazhdoi po me ironi.

Komisioni vazhdoi diskutimet me debate, pasi opozita insistoi në faktin pse ishte përfshirë në negociata Artur Meçollari, një zyrtar i Mbrojtjes që ka qënë i akuzuar si agjent i shërbimeve të huaja vite më parë.

Share: