Home KRYESORE Këngëtari Robbie Williams në rrezik për jetën!

Këngëtari Robbie Williams në rrezik për jetën!

Duket se këngëtari I famshëm, Robbie Williams , po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, një periudhë e cila është një betejë e dhimbshme me shëndetin mendor.

Ka qenë vetë këngëtari I cili në një rrëfim ekskluziv për “The Sun”, Robbie Williams, 44 vjeç, zbuloi se do të luftojë për një kohë të shkurtër për jetën e tij: “Unë kam një sëmundje në kokë që dëshiron të më vrasë dhe duhet të mbroj veten nga ajo”, tha këngëtari i cili pranoi se ka qenë shumë pranë vdekjes “disa herë”.

Robbie e krahasoi jetën e tij me atë të mikut të tij George Michael, I cili ndërroi jetë ditën e Vitit të Ri 2016, duke shtuar se të dy kanë luftuar me të njëjtët djaj.

Autori I hitit “L’ex Take That” theksoi se ndonjëherë kjo betejë e tërheq, ndërkohë që herë të tjera ka nevojë për tu ngjitur në skenë: “Jetoj disa momente lumturie, të cilat janë të mrekullueshme”.

Aktualisht këngëtari ndodhet në Australi për turneun e tij “The Heavy Entertainment Show”, por ka pranuar se ka frikë shpesh për jetën e tij, sa herë që ai mbetet vetëm.

Këngëtari rrëfeu se e kuptoi për herë të parë se kishte një problem në moshën 19 vjeçare. Që nga ajo kohë ai ka rënë disa herë në varësi të drogës dhe alkoolit, me probleme të ankthit, peshës dhe frikës nga skena.

Ai hyri në rehabilitim në vitin 2007 gjatë 33 vjetorit të lindjes dhe ishte “24 orë nga vdekja” në vitin 2009 për shkak të një kokteji vdekjeprurës të drogës dhe pilulave./360grade.al

Share: