Home KRYESORE Petrit Vasili: DEA të stacionohet në Shqipëri…

Petrit Vasili: DEA të stacionohet në Shqipëri…

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me sasinë prej 613 kg kokainë e kapur në një magazinë në Durrës. Me anë të një statusi në Facebook, ai kërkon që DEA të stacionohet në Shqipëri, pasi droga dhe krimi janë kthyer në rrezik kombëtar.

Statusi i plotë i Vasilit:

DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Kapja e sasise shokuese te kokaines eshte prove e kthimit te shqiperise ne vend shume te rrezikshem te trafikut nderkombetar te drogave te renda dhe i krimit te organizuar.

Roli i partnereve nderkombetare i pacmueshem

Kreu i antimafias italiane e paralajmeroi qarte ne Tirane jo me larg se dje..vetem kryeministri nuk e degjoi,si duket ishte i zene me organizimin e kesaj qe i deshtoi sot.

Ne SHBA kemi kerkuar qe DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Riperserisim sot me force qe DEA duhet patjeter te stacionohet ne Shqiperi pasi droga dhe krimi i organizur ne Shqiperi eshte bere rrezik kombetar dhe rajonal dhe koha nuk pret me perpara se te jete shume vone.

Share: